Korce: – Protestuan kundër rritjes së çmimeve, policia shoqëron 7 persona që bllokuan rrugët
Korce: – Protestuan kundër rritjes së çmimeve, policia shoqëron 7 persona që bllokuan rrugët
11.03.22
Pas protestave që u organizuan në Korçë gjatë paradites së sotme, mësohet se 7 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia.
Protestuesit janë shoqëruar për shkak të bllokimit të rrugëve në qytet gjatë protestës të orës 13:00 ku qindra qytetarë korçarë kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Vijojnë ende shoqërimet dhe pritet që të rritet numri.
Gazeta Shqiptare