
Korçë – restaurohet ikona e Kryeëngjëllit Gabriel e shek. 18.

31 Maji 2024
Kryeëngjëlli Gabriel, një tjetër ikonë me vlera restaurohet dhe i shtohet fondit ekspozues në Muzeun e Artit Mesjetar.
Procesi i restaurimit dhe konservimit në ikonën “Kryeëngjëlli Gabriel”, IN 2104, konsidetohet i përfunduar, njofton Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë.
Kjo kanatë e majtë e dyerve të bukura paraqiste probleme të shumta në të gjithë komponentët e saj. Në të paraqitet Kryeëngjëlli Gabriel dhe në pjesën e sipërme profeti David.

Vepra duhet të jetë realizuar në gjysmën e pare të shekullit 18-të.