Koreja e Veriut teston një tjetër raketë balistike
26 Shtator 2022
Në një kohë tensionesh në botë për shkak të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe Koreja e Veriut vijon me shkëndijat e saj provokuese. Ushtria fqinje e Korese së Jugut bën me dije se Peniani testoi një tjetër raketë balistike e cila u lëshua në drejtim të detit të Japonisë. Ky testim vjen disa ditë pasi luftanijet amerikane mbërritën në rajon për të zhvilluar një stërvitje ushtarake me forcat koreano-jugore, një veprim që Kim Jong un e cilëson si provokim.
Autoritetet në Seul shprehen se kishin të dhëna se fqinjët veriorë po përgatiteshin të lëshonin një raketë balistike nga një nëndetëse, provë të cilën e kishin bërë më parë dhe në muajin maj. Roja bregdetare japoneze konfirmoi gjithashtu një lëshim të mundshëm të raketave balistike, duke cituar informacione nga Ministria e Mbrojtjes e Tokios.
Anijeve në zonë u është kërkuar të vëzhgojnë dhe të japin informacion për çdo objekt të paidentifikuar.