“Koronavirusi është mashtrim”/ Qytetarët italianë ngrihen në protestë, kush i drejton?!
“Koronavirusi është mashtrim”/ Qytetarët italianë ngrihen në protestë, kush i drejton?!
5 Qershor 2020
Qytetarët italinë kanë protestuar në sheshet e Italisë pasi pretendojnë se koronavirusi është një farsë dhe se nuk është i rrezikshëm. Mediat fqinje kanë bërë me dije se ato po udhëhiqen nga një lëvizje që e quajnë veten jelek-portokallinjtë, ku kanë bërë thirrje që njerëzit të mos vaksinohen.
Protestat kanë nisur nga Milano në Bolonjë, nga Torino në Romë e qindra u mblodhën në piazza Duomo të udhëhequr nga ish gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo.
Disa janë të zemëruar me kryeministrin Giuseppe Conte dhe qeverinë e tij për trajtimin e krizës së koronavirusit, e disa të tjerë janë të shqetësuar për vaksinat, për të cilat ata thonë se do të injektojnë merkur në venat e njerëzve, sistemin gjyqësor ose teknologjinë 5G.
Ndërkohë disa të tjerë janë ankuar edhe për karantinën pasi sipas tyre karantinimi më shumë i ka dëmtuar se sa i ka ndihmuar.
Antonio Pappalardo veshi një xhaketë të ndritshme portokalli dhe drejtoi turmën në thirrjet “Liri!”. Ish- gjenerali është duke mbledhur njerëz rreth vetes me retorika populiste dhe nacionaliste. Ai premtoi se do t’ia kthejë pushtetin njerëzve. Ai ka fyer qeverinë, po ashtu ka sulmuar politikanë dhe figura të profilit të lartë.
©Copyright Gazeta SHQIP