Koronavirusi ‘hap’ dyert e burgjeve, të dënuarit që përfitojnë 3 muaj leje të posaçme (Kategoritë dhe kushtet)
Koronavirusi ‘hap’ dyert e burgjeve, të dënuarit që përfitojnë 3 muaj leje të posaçme (Kategoritë dhe kushtet)
Qeveria leje të posaçme të dënuarve për të qëndruar në shtëpi, ja kategoritë që përfitojnë nga situata e koronavirusit
TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që ‘hap’ dyert e burgjeve për një kategori të dënuarish në kushtet e masave drastike kundër përhapjes së koronavirusit. Nga leja e posaçme do të përfitojnë dy kategori, të dënuarit që u kanë mbetur 3 vite dhe atyre që u kanë mbetur 5 vite, që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç dhe nëse vuajnë nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, por gjithmonë nëse nuk janë dënuar për vepra të rënda penale.
Nuk përfitojnë nga ky akt normativ të gjitha ata persona që janë dënuar për vrasje, krime të rënda, krimet seksuale, pengmarrje, krime kundër autoritetit të shtetit, por edhe personat që paraqesin rrezikshmëri shoqërore ose sjellin pasoja për rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi një i dënuar, i cili është në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion.
Po ashtu, përjashtohen nga leja të dënuarit që kanë marrë masë disiplinore gjatë gjashtë muajve të fundit. Lejet i jep një komision i veçantë me kërkesë të të dënuarit dhe pëlqimin e familjarëve. Komisioni i IEVP-së vlerëson kërkesën për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e kërkesës të të dënuarit në institucion. Nëse kërkesa aprovohet, i dënuari nuk duhet të largohet nga shtëpia, por të të zbatojë masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve infektive të miratuara nga autoritetet përgjegjëse shtetërore, pra karantinimin në banesë. Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qendrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet. Ky akt normativ ka për qëllim të marrë masa të përkohshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale si dhe mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë në sistem, nëpërmjet garantimit të kushteve për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të të dënuarve.
AKTI NORMATIV I MIRATUAR NGA QEVERIA
Kategoritë që përfitojnë nga Akti Normativ?
Një i dënuar mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ (23 mars të 2020) plotësojnë këto kushte;
a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme:
i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;
ii. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme:
i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;
ii. Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;
iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;
iv. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
2. Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
3. Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet.
Kategoritë që nuk përfitojnë nga leja e posaçme?
Kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi;
1. Nuk përfitojnë leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi personat e dënuar për: a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75, të Kodit Penal;
- b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c të Kodit Penal, si dhe në nenin 77, të Kodit Penal Ushtarak;
- c) veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara nga neni 87, paragrafi dytë, i nenit 88, dhe paragrafi dytë, tretë dhe katërt, i nenit 89/a, të Kodit Penal;
ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a, të Kodit Penal;
- d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/b dhe 110/a, të Kodit Penal;
- dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në nenet 128/b dhe 130/a, të Kodit Penal;
- e) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 136, 139, 140, 141, 151, 152, në paragrafin e dytë, të nenit 156, dhe në paragrafin e dytë, të nenit 159, të Kodit Penal;
ë) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;
- f) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 233, 234, 234/a dhe 234/b, të Kodit Penal;
- g) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 259, 260, 265/a, 265/b, 265/c, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 319 dhe 319/ç, të Kodit Penal;
- gj) vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
- Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i dënuari, i cili, pavarësisht se nuk është dënuar për një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, është në kushtet e mëposhtme: Eshtë në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion;
- b) Ka marrë një masë disiplinore gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për trajtimin e të dënuarve;
- c) Paraqet rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike;
ç) Nuk ka një banesë ose familjarët e tij nuk japin pëlqimin për të qëndruar në të njëjtën banesë, gjatë periudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi.
Kush e jep lejen?
Procedura e përfitimit të lejes së veçantë
- Vlerësimi i kushteve dhe i kritereve për përfitimin e lejes së veçantë të qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, në përputhje me parashikimet e neneve 4 dhe 5, të këtij akti normativ, kryhet fillimisht nga komisionet për vlerësimin e kushteve dhe të kritereve në çdo IEVP (Komisioni i IEVP).
Komisioni i IEVP-së përbëhet nga drejtori i institucionit përkatës, shefi i policisë së burgut, përgjegjësi i sektorit ligjor, përgjegjësi i sektorit të çështjeve shoqërore dhe përgjegjësi i sektorit të kujdesit shëndetësor. Ngritja si dhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e çdo komisioni në IEVP përcaktohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
- I dënuari paraqet kërkesën për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi së bashku me formularin e marrjes së përgjegjësisë si dhe familjarët e tij japin pëlqimin për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve miraton me urdhër formularët tip për paraqitjen e kërkesës, marrjen e përgjegjësisë dhe dhënien e pëlqimit për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit.
- Komisioni i IEVP-së vlerëson kërkesën për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga paraqitja e kërkesës të të dënuarit në institucion. Në rast se komisioni vlerëson që i dënuari i përmbush kushtet për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, i propozon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve miratimin e lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Në rast të kundërt, Komisioni i IEVP-së refuzon miratimin e saj.
- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kur çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në përputhje me këtë akt normativ, brenda 3 (tre) ditëve nga marrja e propozimit të Komisionit të IEPV-së, së bashku me dokumentacionin përkatës, miraton lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Në urdhrin e lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi përcaktohen data e fillimit dhe data e përfundimit të lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Urdhri i njoftohet menjëherë strukturës vendore të Policisë së Shtetit, në bashkinë ku ka vendbanimin i dënuari.
- Në rast se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në kundërshtim me këtë akt normativ, i kërkon Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve rivlerësimin e kërkesës për përfitimin e lejes së veçantë. Vendimi i Komisionit të posaçëm për miratimin e lejes së veçantë merret brenda 3 (tre) ditëve dhe është i detyrueshëm për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Në këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve miraton menjëherë me urdhër lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.
- 6. Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimittë legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.
Komisioni i Posaçëm i Shqyrtimit të Ankimeve
1. Në rast se një të dënuari, i cili plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së, i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.
- 2. Komisioni i Posaçëm ka në përbërje, si më poshtë vijon:
- a) Një përfaqësues të ministrit të Drejtësisë, të caktuar nga ministri, i cili kryeson komisionin;
- b) Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve;
- c) Drejtorin e Policisë së Burgjeve veçantë me qëndrimin të përkohshëm në shtëpi, në rast se i dënuari nuk zbaton detyrimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, ose kur i dënuari kryen një vepër tjetër penale. Me marrjen e njoftimit të shfuqizimit të lejes së veçantë me qëndrim të përkohshëm në shtëpi, i dënuari kthehet në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.
- Pavarësisht parashikimit të pikës 2, të nenit 4, të këtij akti normativ, koha e qëndrimit në shtëpi e të dënuarit, të cilit i është shfuqizuar leja e veçantë, sipas përcaktimit të pikës 2, të këtij neni, nuk njihet si periudhë e vuajtjes së dënimit
Detyrimet në shtëpi
Detyrimet gjatë qëndrimit të përkohshëm në shtëpi
- I dënuari, gjatë kohës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi me leje të veçantë, është i detyruar që:
- a) të mos largohet nga shtëpia, pa miratimin paraprak të strukturës vendore të Policisë së Shtetit;
- b) të mbajë kontakte të rregullta me strukturën vendore të Policisë së Shtetit, në bashkinë ku ka vendbanimin;
- c) të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë;
ç) të zbatojë masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve infektive të miratuara nga autoritetet përgjegjëse shtetërore;d) të paraqitet, në datën e përfundimit të periudhës qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.
- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me propozimin e Policisë së Shtetit, të prokurorit përkatës, të strukturave përgjegjëse për parandalimin e sëmundjeve infektive ose çdo organi tjetër publik, mund të shfuqizojë lejen e veçantë me qëndrimin të përkohshëm në shtëpi, në rast se i dënuari nuk zbaton detyrimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, ose kur i dënuari kryen një vepër tjetër penale. Me marrjen e njoftimit të shfuqizimit të lejes së veçantë me qëndrim të përkohshëm në shtëpi, i dënuari kthehet në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.
- Pavarësisht parashikimit të pikës 2, të nenit 4, të këtij akti normativ, koha e qëndrimit në shtëpi e të dënuarit, të cilit i është shfuqizuar leja e veçantë, sipas përcaktimit të pikës 2, të këtij neni, nuk njihet si periudhë e vuajtjes së dënimit.
Detyrimi për t’u kthyer në përfundim të periudhës së qëndrimit të përkohshëm
1. Moskthimi në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, pas përfundimit të periudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi ose pas shfuqizimit të saj, përbën shkak për fillimin e procedimit penal, sipas parashikimeve të nenit 323, të Kodit Penal.
- Pas përfundimit të periudhës së qëndrimit të përkohshëm, përpara pranimit në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, i dënuari i nënshtrohet analizave të nevojshme mjekësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale.
Nga: Shqiptarja.com