Koronavirusi që nga janari në Shqipëri? Epidemiologu tregon rrugën se si zbulohet
Koronavirusi që nga janari në Shqipëri? Epidemiologu tregon rrugën se si zbulohet
22 Prill 2020
Epidemiologu Erion Dasho mbrëmjen e kësaj të mërkure nga emisioni “Byro Politike”është shprehur se fatmirësisht situata e koronavirusit në vendin tonë është nën kontroll.
Dasho është shprehur se mbështet edhe tezën e profesor Kakarriqit i cili thekson se koronavirusi në vendin tonë mund të ketë qarkulluar që në muajin janar dhe shkur, por për këtë ai thekson se është e rëndësishme që të bëhen testet serologjike për ta vertetuar.
Epidemiologu ka theksuar se numri i të infektuarve sipas shumë studiuesve të tjerë nëpër vende të ndryshme të botës edhe në vendin tonë duhet të jetë shumë herë më i lartë se 600.
Mjeku Dasho nga studio e Byro Politike është shprehur se është e rëndësishme ë me këtë ecuri virusi dhe të infektuarish në vendin tonë tashmë nuk është e nevojshme të mbahen ato masa kufizuese.
”
Unë kam ndjekur shumë kolege të mi si profesor Kakarriqin që i mëshon kësaj tezë dhe ai është një nga mendimet më të kualifikuara në Shqipëri, gjithashtu kam ndjekur dhe kolegen time Mimo. Por këto janë ato çfarë shohim, unë profesor Kakarriqit i besoj pasi ka një mendim shkencor prej vitesh por për ta vertetuar atë teze ne duhet të bëjmë testin serologjik, dhe atëhere mund të bëjmë një hipotezë se kur mund të ketë nisur tek ne. Kjo është një studim që ka vlerë studimore dhe praktike për të parë se sa është mbrojtja imunitare e popullatës për të parë nëse duhet ose jo të mbajmë këto masa. Me siguri pasi të njihet gjendja mendimi im personal pasi kam analizuar situatën në Shqipëri dhe në botë të gjithë studimet tregojnë se masat duhet të konkludojnë drejt normalitetit. Në këtë situatë që ka vendi sot me të sëmurët është luks për të mbajt këtë lloj kufizimi”, tha Dasho.
©Copyright Gazeta SHQIP