Koronavirusi/ Rama i përgjigjet opozitës: Çetë e çakërdisur pa vizion. Na presin muaj të vështirë, por…
Koronavirusi/ Rama i përgjigjet opozitës: Çetë e çakërdisur pa vizion. Na presin muaj të vështirë, por…
11 NËNTOR 2020
Prej ditësh tashmë, situata me kronavirusin në vend dhe menaxhimi i saj, është kthyer në argumentin kryesorë të debateve me opozitës dhe maxhornacës.
Në përgjigje të akuzave të opozitës se sistemi shëndetësorë është në kolaps, Rama tha se qëllimi i tyre është të “ngjallin panik”.
“Ëndërrojnë të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…”, thotë Rama.
Sipas kryeministrit, nuk flitet për kolaps të sistemit shëndetësor, ndërsa u bën thirrje qytetarëve për durim si dhe për respektimin e masave anti-COVID.
“Kemi përpara edhe disa muaj të vështirë, por do t’ia dalim edhe kësaj lufte të egër dhe do të dalim më të fortë nga ky stërmundim i madh!”, shkruan mes të tjerash kryeministri.
Njoftimi i plotë:
Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!
Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…
Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.
kini besim, bëni durim, jini të kujdesshëm për veten e të dashurit tuaj, respektoni rregullat, mos bini pre e lajmeve të rreme, fabrikimeve politiko – mediatike dhe teorive të konspiracionit!
kemi përpara edhe disa muaj të vështirë, por do t’ia dalim edhe kësaj lufte të egër dhe do të dalim më të fortë nga ky stërmundim i madh!
#MbajMaskën
Nga Gazeta Shqip