Koronavirusi te “dera”, Shefi i Kardiologjisë jep alarmin: – S’jemi gati, s’kemi pajisjet, as karantinën…me ngulm kërkojmë oksigjenin artificial, por asgjë… (Denoncimi).

Nga: Edvin Prifti

22 Shkurt, 2020

Tiranë-Edvin Prifti, shefi i shërbimit të kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka ngritur alarimin se në QSUT nuk mund të kryejë analizat një pacient, për të parë nëse është me koronavirus apo jo, sepse PCR-ja (teknikë diagnostikimi që analizon molekulën e ADN) mungon në këtë spital, pasi nuk është përfshirë nga koncesioni i PPP për shëndetësinë. Një shqetësim të dytë që ai ngre është se nuk dihet se në çfarë vendi ndodhet karantina dhe se cilat janë kushtet e saj.

Sipas Priftit, një problem tjetër është edhe trajtimi i pacientit pasi ata kanë nevojë për ventilim mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial. “Përsa i përket ventilimit mekanik, më Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, këtu përfshirë edhe strukturat private që do të thotë, që sikur t’jua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të sëmurëve të tjerë atëherë vendi ynë mund të trajtojë vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht”, shprehet ai. 

Ai thekson më tej se në QSUT mungon një aparaturë quhet “Extracorporeal membrane oxygenator” ose ECMO, që është e vetmja alternativë për të mbajtur në jetë të sëmurët.

“Oksigjenimi artificial që ka të bëjë me një aparat tjetër që quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm nq kardiokirurgji, por sidomos pas epidemisë së H1N1 si e vetmja alternativë për të mbajtur në jetë këta të sëmurë, nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri.”, shprehet ai 

Reagimi: 
Vdekjet e para te shenuara ne Itali nga infeksioni i koronavirusit na bejne te ndjehemi akoma edhe me afer ndaj ngjarjeve te cilat mund te jene shkaterrimtare per njerezit dhe popullin tone. Masat drakoniane qe jane marre ne vendin e origjines te ketij infeksioni viral dhe qe po shoqerohen me msa akoma edhe me te ashpra ne vendet prane duhet te na bejne te mendojme akoma edhe me seriozisht se si duhet te pergjigjemi ne keto kushte. Mendoj qe gjithmone ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi perballe fataliteteve te mundshme duhet nje seriozitet i jashteZakonshem dhe profesionalizem i cdo strukture.
E para diagnostikimi ne kohe rekord: Dje po interesohesha dhe mu tha nga nje prej specialisteve tane me te mire te semundjeve infektive qe real time PCR eshte kerkuar nga laboratori i mikrobiologjise ne QSUT dhe nuk eshte realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Atehere une them qe zoterinj- ketu ndodhemi perballe nje ceshtje te sigurise kombetare. Une nuk e di se cmund te konsiderohet tjeter gje brenda nocionit te sigurise kombetare. Dhe ne keto kushte dikush mund te kete paturpesine te ktheje nje pergjigje te tille. Nga ana tjeter ne si universitet na duket nje gje normale kjo?! Nese kjo PPP reagon ne kete menyre atehere pa dyshim qe duhet rishikuar pasi eshte totalisht e padrejte dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin qe ne pikenisje dhe rrezikon dhe cenon jeten. Kur i mohohet te vetmes qender universitare hulumtimi dhe diagnostikimi?! Atehere kush do ta beje? Dikushi me tha se mund te diagnostikohet ne institutin e shendetit publik. Kjo eshte gje shume e mire, Po si mund te mohohet diagnostikimi ne QSUT.
E dyta: karantina Asgje nga fronti i lindies. Nuk dime se si, ku, ne ckushte. Mos na duket cudi, pasi mund te jete secili prej nesh kandidat per ne karantine dhe mendoj qe njerezit duhet te jene ne dijeni te gjithshkaje.
E treta: trajtimi Keta te semure ne fund te tyre kane nevoje per ventilim mekanik te drejtuar ose oksigjenim artificial. Persa i perket ventilimit mekanik, me Shqiperi ne kemi vetem 140 ventilatore mekanike, ketu perfshire edhe strukturat private qe do te thote, qe sikur tjua mohojme ventilimin mekanik gjithe te semureve te tjere atehere vendi yne mund te trajtoje vetem 140 te semure njekohesisht. Oksigjenimi artificial qe ka te beje me nje aparat tjeter qe quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO te cilin kemi vite qe e kerkojme me ngulm ne kardiokirurgji por sidomos pas epidemise se H1N1 si e vetmja alternative per te mbajtur ne jete keta te semure, nuk ka asnje aparat te tille ne Shqiperi. Afersia me Lombardine, shkembimet ne njerez dhe mallra me Italine na shtyn qe duhet menduar seriozisht per perballjen me koronavirusin. Nuk mund te sillemi sikur eshte nje gje larg nesh. Cdo njeri prej nesh, politikane, biznesmene, ambasadore, ministra dhe deputete, por vecanerisht personeli shendetesor Mund te jene te infektuarit e radhes. Nga 29 te infektuarnne itali, 5 jane personel shendetesor. Domine Quo Vadis?!

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

J.V/Dosja.al