Korrupsioni në Bashki. – Zbulohen edhe dy drejtorë të tjerë të përfshirë në afera
25 Mars 2024
I pari quhet Elvin Tivari, ky person është kallëzuar në dosjen “5D” të Belind Këlliçit, por ai nuk është arrestuar dje me grupin e parë.
Hetimet vazhdojnë, roli i Tivarit, sipas akuzës së ngritur në kallëzimin e bërë nga Belind Këlliçi, shkon deri në ortakëri me biznese, pronësi hotelesh, për të cilat thuhet se kanë ndërtuar drejtorët e Bashkisë së Tiranës.
Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, mbi të cilin është ngritur hetimi, por sipas burimeve zyrtare të Strukturës së Posaçme Hetimore, hetimet për drejtorët në fjalë, kanë filluar kryesisht, më pas kallëzim nga Belind Këlliçi me materiale voluminoze që janë mbledhur rrugës.
Ekspertët e opozitës kanë mundur të sigurojnë materiale dhe të dhëna konfidenciale për një tjetër drejtor të rëndësishëm të kryebashkiakut Veliaj. Ai quhet Elton Kacidhja.
Ky i fundit nuk ka qenë për momentin aq i rëndësishëm sa Tusha, Qato, Redi Molla apo Elvin Tivari, shtabi elektoral i Veliajt dhe njerëzit kryesorë të tij, por rolin kryesor e ka marrë kohë më vonë, pasi fillimisht ka qenë një lloj “kamerieri”.
Roli i Kacidhjes ka qenë pak a shumë si i Klodian Zotos në çështjen e inceneratorëve, por sipas ekspertëve të opozitës, tashmë ai është një nga personat më të rëndësishëm në krah të kryebashkiakut Veliaj, e një nga njerëzit e tij të angazhuar fort në politikë, në fushatë elektorale, por edhe në menaxhimin e institucioneve të bashkisë ku shpërndahen miliona euro, struktura te të cilat ka dyshime për korrupsion.
Ditët në vijim pritet të ketë të tjera kallëzime penale nga ekspertët e opozitës.