“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”. – Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: – Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama
29 Mars 2023
Rikthehet sërish në skenë skandali ‘McGonigal’. Revista amerikane ‘American Thinker‘ ka bërë një shkrim për korrupsionin në FBI (duke përfshirë Shqipërinë dhe McGonigal) dhe në Ukrainë, duke përmendur më konkretisht djalin e Joe Biden, Hunter Biden, i cili sipas tyre ka ‘dorë’ në dy çështjet.
Sipas tyre, një pikë kyçe në çështjen e Charles McGonigal ishte kryeministri Edi Rama. ‘Amerikan Thinker’ shkruan se pranë Ramës, është shfaqur Dorian Duçka, për të cilin thonë se ishte i punësuar nga firma globale kineze e energjisë CEFC, e se mbante titullin e “këshilltarit të investimeve” në Shqipëri.
“Duket se CEFC po ndikonte në mënyrë korruptive te Rama për të marrë kontrata”- theksohet në artikull.
Sikur mos të mjaftonte skandali ‘McGongial’, në artikull përmendet edhe korrupsioni në Qeveri dhe lidhja me kartelin kryesor meksikan të drogës ‘Sinaloa’.
“E njëjta administratë po ecën lehtë edhe me regjimin e korruptuar shqiptar, i lidhur shumë me kartelin kryesor meksikan të drogës, Sinaloa, së bashku me Shqipërinë që pastron paratë e kartelit dhe shërben si pika kryesore e hyrjes evropiane për kokainën. Qeveria e korruptuar e Ramës që mundëson drogën nuk është sanksionuar kohët e fundit nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Megjithatë, rivali konservator i Ramës dhe ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë detyrës për tetë vjet u sanksionua për korrupsion. Por njeriu më i afërt me Ramën është edhe i afërt me Hunter Biden, pra Dorian Ducka”
Gazeta Sot