Kosova aplikon për t’u anëtarësuan në Bashkimin Europian, vjen menjëherë reagimi i Presidentit Vuçiç dhe pyetjet që shtron
14 Dhjetor 2022
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pasi tre liderët shtetërore të Kosovës nënshkruan dokumentin e aplikimit për tu anëtarësuar në BE.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, teksa përmend disa marrëveshje e rezoluta, ai i drejtohet BE duke i thënë “na thoni se cilin nga këto dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”.
“Të nderuar qytetarë të Serbisë, tashmë e dini se i kam kërkuar partnerëve tanë perëndimorë të më thonë se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit apo të Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë, shumë i rëndësishëm i BE-së, i vitit 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Dhe pikërisht në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE nga Kosova, pyetja ime është: A do t’i respektojnë dokumentet që i kanë sjellë vetë, qoftë edhe ato historike nga Selaniku, sepse pika 5 e dokumentit të Selanikut thotë se e mbështet plotësisht zbatimin e rezolutës 1244, prandaj pyetja ime nga sot është: Cili nga Këto gjashtë dokumente dëshironi t’i respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha ai.
Gazeta Panorama