Kosova mbushet me parulla kundër Edi Ramës: – ‘Unë jam mirë kur është mirë Serbia’.
Kosova mbushet me parulla kundër Edi Ramës: – ‘Unë jam mirë kur është mirë Serbia’.
05/08/2021
Vazhdojnë protestat e banorëve të Kosovës kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Pasi qytetarët dolën përpara ambasadës shqiptare në Prishtinë, duke e akuzuar Edi Ramën se po tradhton interesat e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, këtë herë muret janë mbushur me parulla.
Në parulla lexohet: “Unë jam mirë, kur është mirë Serbia”- Edi Rama, një ironi bazuar te shprehja e Isa Boletinit: ”Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.
Kujtojmë se qëndrimi i Ramës për Mini-Shengenin ka shkaktuar revoltë te qytetarët në Kosovës.
Një qytetar i Kosovës madje e quajti Ramën tradhtar, teksa ky i fundit po vizitonte Himarën. Qytetari kosovar tha se u godit nga truprojat e Ramës.
Nga: SYRI.net