Kosova me flamurin e Serbisë/ Bushati: Në media strehohen zëdhënësit që mburreshin me projektin e copëtimit. Mos u çudisni me…
19 mars 2021
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas postimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku harta e Kosovës shfaqej e mbuluar nga flamuri serb.
“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.
Sjellim në vëmendje që Ditmir Bushati gjatë kohës që shërbente si ministër në qeverinë Rama u pozicionua kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Bushati do të deklaronte se ideja e shkëmbimit të territoreve vinte nga Serbia dhe ia doli të përçaje klasën politike në Kosovë.
Të hapur mbi idenë e shkëmbimit të territoreve ishin ish-presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama, që shkarkoi nga detyra Bushatin duke ia ngarkuar detyrën e kryediplomatit Gent Cakajt. Një reagim lidhur me postimin e Vuçiçit erdhi edhe nga Ministri për Diasporën Pandeli Majko.
Gazeta Panorama