Kosova mposht Izraelin në kualifikueset Euro 2024
12 Nentor 2023
Ekipi Perfaqësues i Kosovës triumfoi 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, pavarësisht terrenit që vështirësonte një lojë normale. Gjithsesi, “Dardanët” dolën në lojën e tyre me kalimin e minutave dhe ishin një rrezik konstant për portën kundërshtare. Pasimi i Muriqit për Rashicën u shfytëzua në maksimum nga ky i fundit, për të zhbllokuar shifrat në minutën e 41-të.
Në fraksionin e dytë, miqtë nga Izraeli dominuan në mbajtjen e topit, vetëm një gjuajtje në portë nuk mjaftoi për të vendosur ekuilibrat ndaj vendasve. Në të 70-tën, Rashani i shkoi afër golit, pa rezultat.
Pavarësisht këtij suksesi, arritja në Euro 2024 është e pamundur për Kosovën, që renditet në vendin e katërt me 10 pikë. 1 pikë më shumë ka Izraeli, i vendit të 3-të.