“Kosova në udhëkryq”/ Habit me deklaratën studiuesi i njohur: Ose duhet të bashkohet me Shqipërinë, ose me Serbinë
10 Shtator 2024
Studiuesi, Marlind Laçi, është shprehur se Kosova është në një udhëkryq ku ka mundësi vetëm ose të bashkohet me Shqipërinë, ose me Serbinë, pasi sipas tij, e vetme e ka të vështirë të rezistojë.
Komentet Laçi i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’, ku tha se Serbia momentalisht po luan me 2 ‘porta’, pra është aleate e Rusisë, por ‘flirton’ edhe me Perëndimin.
Ai tha gjithashtu se Serbia është dhe do të vijojë të mbetet një rrezik permanent për Kosovën.
“Është një Serbi që po luan me dy karrigë. Në njërën anë është e martuara e Rusisë dhe nga ana tjetër flirton edhe me Perëndimin. Perëndimi po lufon ta tërheqë Serbinë nga Rusia. Na thuhet gjatë gjithë kohës nga ndërkombëtarët që ju jeni faktorë stabiliteti dhe paqeje.
Që të jesh faktor stabiliteti dhe paqeje duhet të jesh një shtet ushtarakisht i fuqishëm, në mënyrë që Serbia dhe Greqia të mendohen dy herë para se të ngrenë retoriën politikë në nivel tjetër eskalues.
Serbia mbetet gjithmonë një rrezik permanent, pasi me çfarë po shohim atmosferën politike në Kosovë e Shqipëri, duket se Kosova është në një udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë, ose me Serbinë. Kemi edhe deklaratën e Bill Clinton që Kosova është një shtet shumë i vogël për të rezistuar vetëm, kështu që shpresoj për një bashkim me Shqipërinë”, tha Laçi.