![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2024/03/1711396450_kosove.jpg?fit=780%2C440&ssl=1)
Kosova pranohet si anëtare e Asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Asambleja Parlamentare e NATO-s
Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s votoi (më 25 Mars) pro kërkesës së Kuvendit të Kosovës për pranimin si anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
E pranishme në mbledhje ishte dhe Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit, Mimi Kodheli, njëherazi kryetare e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO, e cila u zhvillua në Estoni, në datat 23-24 mars.Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë mbërritëm të votojmë sot në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës.
Votuam me 20 vota pro dhe 5 abstenime statusin e ri që Kosova do të ketë në Asamble.
Prej sot Kosova është de facto anëtari më i ri i Asoociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendim që do të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në maj në Bullgari’ shkruan Kodheli në një postim në facebook.