Kosove: – 30 humbje jetë këtë të premte nga Covid-19.

10 SHTATOR 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar për të tjera shifra të larta infektimesh dhe humbje jetësh si pasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 30 persona.

Ministria bën me dije gjithashtu se sot janë shëruar 1.384 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923.