![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/640-0-63258d6ca147c.jpg?fit=640%2C360&ssl=1)
Kosovë: – Lumi Ereniku del nga shtrati, nis evakuimi i banorëve në disa zona
17 Shtator 2022
Situatë problematike paraqitet edhe në Gjakovë, Kosovë, si pasoje e motit të keq me reshje të dendura shiu.
Mësohet se Lumi Ereniku ka dalë prej shtratit dhe është në kuotën maksimale, situatë kjo e cila nuk është regjistruar prej vitesh. Sakaq në zonat më problematike pranë lumenjve ka nisur evakuimi i banorëve.
Lagjja Shote Galica është e përmbytur dhe banorët janë duke u evakuuar me varka nga ekipet e zjarrfikësve.
Në Pikën e Zezë, lagje kjo në dalje të Prishtinës, situata është e rëndë dhe ka përmbyjte. Lumi Drin po ashtu është në nivel të lartë dhe Rogova është në rrezik përmbytjeje.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjakovë Haxhi Sejdiu ka shtuar se ekipet janë në terren me kapacitetet maksimale./ Top Channel