![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/12/Janjeva-2.jpg?fit=600%2C360&ssl=1)
Kosove. – MKRS ndan 3.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Janjevës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 3.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin ekonomik të Janjevës, qytet historik i vjeter i Kosoves.
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si vlerë e përbashkët e cila i kontribon forcimit të ndjenjës së përkatësisë dhe identitetit tonë, duhet të trajtohet si proces kompleks, i cili fillon me mbrojtje ligjore, vlerësim profesional dhe ndërhyrje fizike.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/12/Janjeve.jpg?resize=548%2C548&ssl=1)
Janjeve
Ky proces kompleks vazhdon me ngritje të kapaciteteve njerëzore, dhe me ngritje të vetëdijes për rëndësinë dhe rolin e trashëgimisë, e deri te mekanizmat e menaxhimit efikas që do të sigurojnë ringjalljen socio-ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/12/Janjeva.jpg?resize=672%2C503&ssl=1)
Janjeve
Në këtë drejtim, jam i lumtur që sot kemi vendosur hapin drejt zbatimit të projektit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Janjevës. Ky projekt ka mbështetje financiare në vlerë prej 3.4 milionë euro, ku nga këto 1.4 milionë euro ndahen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe 2 milionë euro nga fondet IPA 2020 të Bashkimit Europian. Zbatimi i projektit është planifikuar për vitet 2021-2024, dhe bëhet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
Gazeta Exspress, Prishtine