Kosove: – Vrasja e politikanëve shqiptarë, policia del me reagimin zyrtar
Kosove: – Vrasja e politikanëve shqiptarë, policia del me reagimin zyrtar
8 SHTATOR 2021
Policia e Kosovës, ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e politikanëve në Kosovë.
Përkatësisht viktima kanë mbetur, Astrit Ademaj, i cili është kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit, po nga PDK-ja.
Policia thotë se tre personat janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave.
“Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha ai.
Gazeta Sot