“Kosovën e njohim si shtet të pavarur”/ Habit politikani i opozitës serbe: Vuçiç kriminel
3 Tetor 2023
Politikani i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç deklaroi për “Now me Erla Mëhillin” se ata e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa e cilësoi presidentin Vuçiç si kriminel.
Ky i fundit, sipas Sanduloviç ka organizuar sulmin e 24 shtatorit në Veri dhe nuk ka asgjë që mund të ndodhë në këtë zonë pa dijeninë e Vuçiç.
“Nuk mund ta pranoj dhe më besoni, një pjesë e madhe e serbëve në Serbi nuk e pranojnë diçka të tillë dhe kur Aleksandër Vuçiç flet në emër të Serbisë, dua ta dini që ai flet në emrin e tij personal, për lirinë e tij. Serbia nuk e ka të nëjjtin mendim si Aleksandër Vuçiç. Një shtet demokrat i lirë do që të jetë në miqësi me popullin shqiptar. Unë jam prezantues i një Serbie demokrate. Një pjesë e Serbisë normale e mendon Kosovën si një vend të pavarur dhe ne patjetër e mbështesim si vend,” – u shpreh Sanduloviç.