Kostandin Shpataraku, piktor i shquar kishtar. –
Kostandin Shpataraku ishte një piktor i shquar kishtar nga Shpati I Elbasanit dhe realizues i mjaft ikonave në kishat më të njohura të vendit tonë dhe jo vetëm. Sipas studiuesve dhe studiuesit Artan Shkreli ikonografi Shpataraku ka realizuar ikonat në kishën e Ardenices, të Cikalleshit, të Shën Pjetrit në Vithkuq, tëShen Prokopit në Pogradec . Ndër më të njohurat e veprave të tij është ikona me titull “Shën Gjon Vladimiri”, ku figura qendrore e Vladimirit rrethohet me 12 skena dhe në mes të tyre qëndron figura e princit shqiptar Karl Topia që tregon kishën në sfond. Krijimet e Kostandin Shpatarakut konsiderohen si vazhduese të shkollës sëOnufrit.
Veprimtaria
Veprimtaria e Kostandin Shpatarakut shtrihet gjatë periudhës1726-1767. Përveç ikonave të shumta, nga ky piktor ruhet sot vetëm piktura murale e kishës së manastirit të shën Marenës si edhe disa fragmente pikturash në kishat e Llangës. Këtë piktor, deri sa nuk ishin u zbuluar ende piktura e tij murale, konsiderohej pa e thelluar shumë çështjen, si një ndjekës i pikturës së Athosit . Me zbulimin e studimin e pikturës së tij murale në manastirin e Shën Marenës , u arrit të nxirren në dukje tiparet teknike e artistike të veprës së tij si një nga ndjekësit e shkollës së Korçës.
Piktori Kostandin Shpataraku është sigurisht pasues i shquar i shkollës së Onufrit, piktorit më të madh pasbizantin ,sëbashku me David Selenicën e Bazilikës së Shën Kollit, Voskopojë, me rreth 2000 figura të pikturuara.