Kotzias rrezikon 13 vjet burg, po nga krahu tjeter, që e kanë shitur detin, sa dënohen?
Kotzias rrezikon 13 vjet burg, po nga krahu tjeter, që e kanë shitur detin, sa dënohen?
Ditën e sotme (6 nentor) mediat greke shpërndanë një lajm të bujshëm, sipas të cilit, ish-ministri i tyre i Jashtëm, Nikos Kotzias, akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratat e tij se, ‘Greqia do të zgjerohet me 12 milje detare’ në kurriz të Shqipërisë.
Sipas detajeve që jep media greke, me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme Greke, do të kryhet një hetim nga Prokurori Anti-Korrupsion, për deklaratat e ish-ministrit Kotzias në lidhje me sekret e marrëveshjes së fshehtë, që ai ka bërë me ministrin e Jashtëm shqiptarë Ditmir Bushati.
Sipas asaj që shkruhet në median greke, Kotzias, rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal të këtij shteti, të cilët kanë të bëjnë me dënimin për ata persona, që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër.
Pas këtij lajmi që u përthith gjerësisht edhe në opinionin shqiptarë, të gjithë kanë nisur dhe bëjnë pyetjen; Mirë që Kotzias mund të dënohet me 13 vite burg pasi nxori sekretin, se Greqia përfiton 12 milje det nga vendi ynë, po Rama dhe Bushati që i kanë ‘falur’ apo shitur’ këto milje sa rrezikojnë të dënohen, për këtë marrëveshje sekrete?
Përgjigjja është më poshtë, në disa nene të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë; Dënimi që rrezikon Rama dhe Bushati nëse gjithçka është e vërtetë, nis me të paktën 10 vite prapa hekurave, deri në burgim të përjetshëm…
Neni 208 i Kodit Penal
Dorëzimi i Territorit
Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Neni 210 i Kodit Penal
Marrëveshja për Dorëzim Territori
Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.