KQZ: Fut marshin indjetro. – Probleme me pajisjet elektronike të identifikimit, KQZ merr vendimin, procesi do të vijojë manualisht
13 Maji 2023
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi firmos urdhrin që të vazhdohet procesi votimit në Qendrat e Votimit ku nuk punon pajisja PEI, ku gjithçka do të kryhet manualisht.
Ishte Sekretari për Çështjet Ligjore në PS Eridian Salianji i cili i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi.
“Të nderuar Anëtar të Komisionit Rregullator, I nderuar Z.Komisioner, Sot në datë 14 maj 2023, në orën 07.00 ka filluar procesi I votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dt. 14 maj 2023.
Që prej asaj ore, ashtu si dhe ju jeni, dijeni, në të gjitha qarqet ku po zhvillohet votimet, hasur problematika të shumta të funksionimin e pajisjes së Identifikimit Elektronik, e cila ka çuar të bllokimin e procesit të votimit në këto qëndra votimi.
Për sa më sipër, bazuar në Kodin Zgjedhor, kërkojmë nga na Juaj, marrjen e masave të menjëhershme për vijimin e votimit në këto qendra votimi ku pajisja PEi nuk funksionon, duke urdhëruar fillimin e menjëhershëm të votimit”, deklaroi Eridian Salianji.
Nga OraNews