KQZ zbulon modelet e propozuara për “fletë votimi” për 25 prillin. Tre shumë të vështira për t’u orientuar, njëra e thjeshtë dhe e vogël, cila do të zgjidhet?
KQZ zbulon modelet e propozuara për “fletë votimi” për 25 prillin. Tre shumë të vështira për t’u orientuar, njëra e thjeshtë dhe e vogël, cila do të zgjidhet?
22 Mars 2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar katër variantet që po diskutohen për të qenë fleta e votimit në të cilën me 25 prill shqiptarët do të zgjedhin përfaqësuesit e sovranit.
Bie në sy se tre prej tyre janë shumë të mëdha dhe të komplikuara, çka do të thotë se votuesit nuk do ta kenë të lehtë të orientohen.
Ajo që ështëp edhe më e thjeshta ka më shumë gjasa që të zgjidhet nga anëtarët e KQZ pasi thjeshtësia është kriteri kryesor i vendosur edhe nga KQZ por edhe nga vetë partitë politike.
Menjëherë pas miratimit të listave shumëemërore të secilës parti, të gjithë kandidatët po prezantohen me numër rendor, çka përkon edhe me modelin e fletës së votimit të propozuar nga KQZ.
Gazeta Dita