Krahasoi Vuçiçin me Gëbelsin, Serbia dërgon notë proteste për Cakajn
Krahasoi Vuçiçin me Gëbelsin, Serbia dërgon notë proteste për Cakajn
18 shkurt 2020
Serbia i ka dërguar zyrtarisht një notë proteste Shqipërisë lidhur me një koment të ministrit të jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Në një postim në FB më 6 dhjetor të vitit të kaluar Cakaj shkruajti që Vuçiç sillet si ministri i propagandës së Gjermanisë naziste, Gëbels.
Postimi erdhi pas një deklarate të Vuçiç për masakrën e Reçakut.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë përcjell respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër për deklaratën e turpshme të ushtruesit të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Josef Gëbels.
Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon.
MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga ato”– thuhet në letrën zyrtare të autoriteteve serbe.
l.h/ dita