Krasta i kthehet Nikollës: Keni bërë një Shqipëri mizerabël, e papranueshme për ne…
Krasta i kthehet Nikollës: Keni bërë një Shqipëri mizerabël, e papranueshme për ne…
Në një intervistë mbrëmjen e djeshme me gazetarin Adi Krasta në “A show” në News 24, Linda Nikolla foli rreth punës në krye të Ministrisë së Arsimit për 5 vite.
Gjatë fjalës së saj lidhur me këtë çështje, Nikolla u shpreh se ajo dhe qeveria e dinin gjendjen e universiteteve.
“Janë problematika që ne nuk është se nuk i dinim”, është shprehur Nikolla.
“Me gjithë respektin… fakti që ju i dinit, nuk e bën të zgjidhshëm këtë problem”, i është përgjigjur Krasta.
“Patjetër, dhe nuk e bën më pak fajtore ministren e Atsimit, por po them që është e pamundur që të ndryshosh realitete që nga 90’”, tha ish-ministrja.
“Faleminderit…. por ju thatë që do ta ndryshonit, dhe jo është e pamundur. Është vonë të thuash pas 5 vitesh që është e pamundur”, u shpreh Krasta.
“Nuk thash që është e pamundur…”, reagoi Nikolla.
“Ju na bindët ne. Në momentin që ne duhej t’ju jepnim votën, ju thatë se ju do ndërtonit një Shqipëri tjetër. Ju nuk ndërtuat një Shqipëri tjetër, por një Shqipëri mizerabël, e papranueshme, e pakonceptueshme, e papranueshme për nivelin tonë mendor, si shqiptarë që jetojmë këtu… pra nuk mund të thoni ju: ne nuk dinim, ose dinim, po kjo nuk kishte ndonjë rëndësi dhe është e pamundur Adi që ta ndryshojmë…’”, i është kthyer gazetari i njohur.
Ka qenë pikërisht ky fragment nga kjo intervistë 38 minuta, e cila është bërë virale dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ia atribuuar të gjitha meritat Adi Krastës.