Krateri me gjerësi prej 100 metrash formohet në Turqi. – Shpjegimi që japin ekspertët për fenomenin e pazakontë
26 Shkurt 2023
Një krater është formuar befasisht në një fushë në qytetin Karapinar në provincën turke Konya në jugperëndim të Turqisë. Krateri është me thellësi nga 12 deri në 15 metra dhe një diametër prej 100 metrave, ndërsa kjo dukuri u has nga banorët lokale, mes të cilëve edhe Jusuf Gultekin. Ky i fundit pohoi se të tilla dukuri shfaqen shpesh në këto zona.
Shpjegim për formimin e tyre akoma nuk ka, por sipas një versioni, gropa është formuar kur ujërat nëntokësore shpërthyen, gjë që mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu.
Ndërkohë, drejtori i qendrës kërkimore Obruek pranë universitetit Teknik në Konya, profesor Fetulah Arik, ka bërë të ditur se ekspertët nuk mund ta lidhin kraterin me tërmetet që kanë ndodhur në Turqi më 6 shkurt.
“Ky krater nuk ka lidhje me tërmetet e mëparshme, e as me ata të sotmit. Ndoshta ka qenë pranë kolapsit dhe ka mundur të ketë ndonjë efekt.”, tha ai.