Kremlini: – Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Ukrainës nga presioni i sanksioneve
Kremlini: – Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Ukrainës nga presioni i sanksioneve
Nga OraNews
1 Mars 2022
Sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, tha Kremlini të martën.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ndërsa negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit kishin filluar, nuk kishte plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve.
“”Paç fat, Vladimir, ti je rojtari i Ortodoksisë!” Tubimi i nacionalistëve serbë në Mal të Zi
Pushtimi rus, eurodeputeti austriak: Para Ukrainës, duhet të fusni Ballkanin në BE!
Peskov hodhi poshtë si të pavërteta akuzat për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe bombave me vakum.
Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.