19 Dhjetor 2023

Analist Kreshnik Spahiu, në një lidhje live në “Top Story” tha se gjykimi i Berishës duhet të jetë në një standard.

Spahiu e krahasoi çështjen me atë të Saimir Tahirit, ku tha se “as drejtësia, as Prokuroria, as politika nuk po mbajnë të njëjtin standard.”

“As politika, se në rast se Sajmiri refuzoi kërkesën e Prokurorisë, Berisha po e pranon kërkesën. Gjykimi i Berishës është një standard. Berisha duhet të gëzojë të drejtat për një hetim të rregullt”, u shpreh ai.

Sipas analistit, sipas kësaj logjike, që nga 1919 shkojnë në burg të gjithë kryeministrat që kanë qeverisur, përfshirë këtu edhe Edi Rama, i cili do të procedohet.

“A e dini si është arrestuar Fatos Nano? Për disa konserva peshku. Direkt në kokërr të burgut dhe është keqtrajtuar”, tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu tha se Prokuroria ka shkelje, një për shkak se “testoi opinionin publik” dhe e dyta “sepse duhet të mbajë të njëjtin standard për të gjithë që akuzohen për korrupsion pasiv.”

“Edhe Fredi Beleri për 50 mijë lek është në burg, ndërsa për kulla ka shkelje dhe nuk gjykohesh. Kjo që ndërtohet nuk është për të burgosur Berishën po për ta nxjerrë nga politika” tha ai.

“Berisha duhet të nisë një çështje gjyqësore se politikisht e ka humbur betejën. Skema do jetë, Berisha të shkojë në arrest shtëpie për tre vite, të zgjatet gjykimi të konvertohen arresti shtëpiak me arrestin me burg dhe po jua them sot, Berisha nuk do të bëjë asnjë ditë burg, këtë jua them me jetë. Unë them se do deklarohet fajtor, por Prokuroria dhe gjykata do tregohet tolerante”, tha ai.