Kreshnik Spahiu: – Pas 10 vitesh në Shqipëri do jetojnë 500.000 të huaj dhe kjo do ndodh pasi është kërkesë e tregut,
10 Nentor 2023
Juristi Kreshnik Spahiu në një studio televizive komentoi marrëveshjen e nënshkruar nga Rama me homologen Meloni për menaxhimin e refugjatëve.
Ai tha se kampi i Shëngjinit nuk ka për t’u ndërtuar për shkak të politikave të BE-së , por edhe nëse ndërtohet, kjo marrëveshje sipas juristit Spahiu, nuk është një arsye për t’u shqetësuar, pasi ata do monitorohen dhe do izolohen.
Ai tha gjithashtu se pas 10 vitesh në Shqipëri do jetojnë 500.000 të huaj dhe kjo do ndodh pasi është kërkesë e tregut, ndaj ardhja e emigrantëve sipas juristit nuk duhet parë “me sy negativ”.
“Shqipëria ka nevojë të rrisë konkurrencën dhe konkurrenca rritet me një treg të lirë global. Unë vë bast publik se pas 10 vitesh minimumi Shqipëria do ketë 500.000 të huaj që do të punojnë dhe ky është problem tjetër. Marrëveshja me Italinë është për të sjellë 3000 persona të cilët do të kthehen mbrapsht, ata nuk do lejohen me ligj që të dalin nga kampi”,-tha juristi.