12 Nentor 2024

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është marrë në pyetje.

Pas zbulimit të skandalit me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta.

Shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kishin paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

Nuk ka ende informacion në lidhje me arsyen e thirrjes së tij, por kujtojmë që dy vite më parë, SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin pas zbulimit të skandalit me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta dhe informacione dhe po ashtu edhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi menynë “100 Fshatra”.

Agolli u mor ne hetim nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Dritan Agolli është denoncuar edhe nga News24 për pagat marramendëse në këtë institucion.

Dy vite më parë, kur edhe u publikuan të dhënat mbi pagat, u zbulua se  5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kishin paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

Ndërsa vetë Dritan Agolli kishte një pagë afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj.