![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/05/toleranca-fetare-ne-Shqiperi-do-ta-ruajme.jpg?fit=1200%2C630&ssl=1)
Kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu vuri theksin tek toleranca fetare në Shqipëri, për të cilën u shpreh se do ta ruajnë.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/05/toleranca-fetare-ne-Shqiperi-do-ta-ruajme.jpg?resize=613%2C323&ssl=1)
toleranca fetare në Shqipëri do ta ruajme
Kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu vuri theksin tek toleranca fetare në Shqipëri, për të cilën u shpreh se do ta ruajnë.
2 Maj 2022, 06:28
Falja e Namazit të Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”, RTV Ora e Ora News i uron të gjithë besimtarëve: Gëzuar!
Mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e sotëm (2 maj) sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.
Pas dy viteve pandemi këtë herë falja në shesh u krye pa asnje kufizim.
Gjatë fjalës tij kreu i komitetit Shqiptar, Bujar Spahiu vuri theksin tek toleranca fetare në Shqipëri, për të cilën u shpreh se do ta ruajnë.
Një lutje, myftiu Bujar Spahiu e pati edhe për t’i dhënë fund luftës.
Fitër Bajrami e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit, është dita kur besimtarët muslimanë shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohen me të varfërit, për ta festuar së bashku.
Ky vit besohet të jetë i fundit që besimtarët do ta falin në shesh, pasi Xhamia e Namazgjasë është në finalizim.
Ajo ka një një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra. Në të mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.
Nga OraNews