“KREVATI MBRETËROR”/ Mirlinda Karçanaj, 5500 euro për dy netë në hotelin izraelit
8 Maji 2023
Më herët Tv Ora News ka denoncuar “zhdukjen” e 1.7 miliardë lekëve për reklamimin e portalit e-albania, por edhe për këte rast Znj. Mirlinda Karcanaj ka preferuar të heshtë.
Në redaksinë e “Ora investigim” ka mbëritur informacioni se AKSHI ka paguar shumën 5,538.46 euro në një hotel të Tel Avivit për dy netë qëndrimi për dy persona.
Ky është e-mail që një punonjëse i dërgon drejtueses Mirlinda Karçanaj për t’i konfirmuar se hoteli u rezervua.
Siç shihet qartë nga detajet e rezervimit do të jenë dy punonjës të AKSHI-t që do të marrin pjesë në Konferencën e Inovacionit dhe për dy netë qëndrimi në hotel iu pagua shuma 5,538.46 euro.
Duke iu referuar standartit të Shqipërisë kjo shumë është rroga vjetore e një kryefamiljari, por me sa duket znj. Karçanaj është dorëlëshuar kur bëhet fjalë për lekët e Buxhetit të Shtetit.
Tv Ora News i ka dërguar AKSHI-t një kërkesë për informacion, ku parashtrohen pyetjet:
Cila ishte arsyeja e udhëtimit në Izrael?
Sa kushtoi rezervimi i hotelit për dy netë?
Nga u morën fondet për pagesën e hotelit?
Drejtoresha e AKSHI-t shmang detyrimin ligjor që ka për të bërë transparence ne lidhje me shpenzimin e fondeve dhe nuk i kthen asnjë përgjigje kerkesës për informim.
Më herët Tv Ora News ka denoncuar “zhdukjen” e 1.7 miliardë lekëve për reklamimin e portalit e-albania, por edhe për këte rast Znj. Mirlinda Karcanaj ka preferuar të heshtë.
Nga Alketa Çeku, Tv Ora