Krijimi i imazhit të Prishtinës si qendër e rëndësishme në dritën e burimeve të shkruara mesjetare!

Nga: Jahja Drancolli

Treva dhe qyteti i Prishtinës ruan një vertikale të gjatë historike, e cila zë fill së paku nga periudha e neolitit. Në arealin e qytet dhe në rrethe janë zbuluar gjetje të shumta arkeologjike, të cilat për nga vlera e tyre kulturore denjësisht e prezentojnë jo vetëm Prishtinës e Kosovën por edhe gjërë. Kjo histori e bujshme e qytetit ndikoi në zhvillimin e tij edhe gjatë gjithë shekujve të antikitetit dhe mesjetës, shekuj këto, të cilat në saje të pasurive minerare të Kosovës të shfrytëzuara, sidomos në miniera të Novobërdës, Janjevës e Trepçës i mundësuan Prishtinës të shpallët për qendër të rëndësishme konsullare të Republikës së Raguzës (më 1396).
Në të vërtetë nga trashëgimia kulturore materiale ç’prej periudhës kur përmendet Prishtina me emrin e sotëm nuk është ruajtur pothuajse asgjë. Megjithatë, burimet e shumta të shkruara, që ruhën në arkiva të njohura të rajonit dhe të botës mundusojnë të bëhet një rikonstruim i përafërtë me kohën, që jemi duke bërë fjalë. Në këtë kontekst, një përshkrimin të hershëm na ofron Jan Kantakuzeni ( Ίωάννης Καντακουζηνός, 1295/6-1383), perandor dhe historian i madh, i cili kishte vizituar Prishtinën në vitin 1342. Sipas tij, Prishtina (Pristinon) ishte një fshat i pafortifikuar vetëm me një pallat druri. Mirëpo, nga kapërcyelli i shek. XIV, kohë kjo që përkon me zhvillimin me përmasa të mëdha të qendrave xehetare të Kosovës, atëbotë, Prishtinë shpallët për njërën ndër qendrat e njohura konsullare të Republikës së Raguzës (1396, 1399). Me kohë (në gjysmën e parë të shek. XV), qyteti do ta fiton statusin e qytetit autonom në krye me kefaliun ose princin. Nga kjo kohë është i njohur gjyqi, administrata, si dhe burgu i qytetit.


Ç’prej kësaj kohe, sipas burimeve të ruajtura Prishtina kishte marrë pamjën e një qyteti europian tipik mesjetar, që zotëronte disa lagje e sheshe; tregun e shoqëruar me shumë dyqane zejtare e tregëtare (“Piaza di Pristina”, më 1436), dhe brenda këtij kuadri burimet e shkruara spikasin sidomos fushën për lojëra kalorësiake (1436) dhe tavernen ose mejhanen e njohur të Prishtinës (të parën e këtij lloji te ne), e cila përmendët në vitin 1438!