Krijohet Grupi i ri Parlamentar me në krye Adriatik Alimadhin (ANËTARËT)
Krijohet Grupi i ri Parlamentar me në krye Adriatik Alimadhin (ANËTARËT)
Në krye të grupit është vendosur kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi.
8 Korrik, 2019 11:00 Përditësuar: 11:00
TIRANË– Është krijuar Grupi i Ri Parlamentar i partive të djathta, me anëtarë deputetë të cilët pranuan mandatin e deputetit. Në krye të grupit është vendosur kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi.
Ndërsa anëtarë janë deputetët:
Kostaq Papa
Ervis Meçe
Koço Tahiri
Selami Jenisheri
Zef Shtjefni
Ramazan Gjuzi
Më herët janë krijuar edhe dy grupe të reja parlamentare. Nimet Musai është kryetari i Grupit të Pavarurur me anëtarë deputetë të rinj të pavarur të Lëvizjes Socialistë për Integrim.
Kurse Rudina Hajdari është kryetarja e Grupir të Ri Parlamentar që ka anëtarë deputetët e rinj të Partisë Demokratike.
(f.m/dosja.al)