Fenomene të shpeshta të çuditshme natyrore shfaqen kohë pas kohe në zonën e Dumresë në Qarkun e Elbasanit. Gjatë orëve të fundit është shfaqur një tjetër gropë karstike, thellësia e së cilës momentalisht llogaritet mbi 4-5 metra ndërsa diametri i saj

Fenomene të shpeshta të çuditshme natyrore shfaqen kohë pas kohe në zonën e Dumresë në Qarkun e Elbasanit. Gjatë orëve të fundit është shfaqur një tjetër gropë karstike, thellësia e së cilës momentalisht llogaritet mbi 4-5 metra ndërsa diametri i saj në rreth 2 metra. Gropa e re karstike është vërejtur mesditën e kësaj të enjteje , në pyllin e Grakanit në afërsi të fshatit Guras ,në një zonë jo shumë larg nga qendra e Bashkisë së Belshit, në zonën e Dumresë.

Sipas gjeologëve, në thellësi të kësaj grope gjendet ujë dhe formacioni gjeologjik i saj është i tipit gips, i cili në prani të ujërave nëntokësorë tretet duke përbërë kështu një rrezik që duhet frenuar në kohë. “Fenomeni natyror i krijimit të gropave karstike është bërë i shpeshtë në këtë zonë për shkak të formacionit të saj gjeologjik”, sqarojnë specialistët, duke shtuar se një grup gjeologësh do bëjnë vlerësimin e situatës për të vendosur nëse kjo gropë duhet të mbyllet apo jo.

Gropa të tilla janë shkak i krijimit të një numri të madh liqenesh karstike në zonën e Dumresë. Pak muaj më pare një gropë karstike u shfaq në këtë zonë në njërin prej liqeneve karstikë duke thithur qindra mijë m3 në thellësi të saj . Gropat karstike të krijuara vitet e fundit , pas vlerësimit të bërë nga gjeologët janë mbyllur duke hedhur në to një masë të konsiderueshme dheu.

Proceset dhe format karstike janë fenomene tipike të zonës së Dumresë. Relievi karstik i ka vëne vulën dhe elementeve te tjerë te natyrës, aq sa ne Dumre mund te behet fjalë për peizazhe karstike. Ne Dumre, në dallim nga zonat e tjera karstike është zhvilluar kryesisht ne gipset dhe anhidridet si në sipërfaqe ashtu edhe në thellësi. Relievi karstik sipërfaqësor përfaqësohet kryesisht nga gropa, të cilat paraqiten në dy tipe: në formë hinke dhe në formë plateje. Të parat janë më të thella dhe me shpate më të pjerrëta që në disa raste i kalojnë 30-40 gradët. Te dytat paraqiten të cekta dhe me shpate me pjerrësi te vogël, kurse diametri i tyre në shumicën e rasteve lëviz nga 15 ne 30 m

d.ba.