Krijohet qoftja me mish Mamuthi. – A mund të konsumohet? – Frika që kanë shkencëtarët
30 Mars 2023
A keni menduar ndonjëherë se çfarë shije kishin krijesat parahistorike?
Së shpejti mund edhe ta zbulojmë, pasi një firmë ushqimore australiane ka prodhuar një qofte që përmban mish mamuthi, një kafshë kjo që është zhdukur rreth 10 mijë vite më parë.
Qoftja parahistorike është prodhuar nga një kompani mishi australiane që po kërkon të përziejë qeliza nga specie të zhdukura për të krijuar lloje të reja mishi.
Shkencëtarët kanë marrë ADN-në nga një proteinë muskulore mamuthi dhe e kanë plotësuar me kod gjenetik elefanti, që është specia e gjallë që i ngjan më shumë mamuthit.
Futja e kësaj formule në qelizat burimore të deleve bëri që ato të përsëriten dhe të rriten 20 miliardë qelizat e nevojshme për sintetizimin e mishit.
Por, pavarësisht se kompania thotë se ka krijuar “mish shumë të shijshëm”, ekspertët kanë frikë se proteina e lashtë mund të jetë vdekjeprurëse për njeriun.
“Kemi vite pa e parë një proteinë të tillë dhe nuk e dimë se si do të përgjigjet sistemi ynë imunitar”, thotë profesori i bioinxhinierisë Ernst Wolvetang, nga Universiteti i Kuinslendit, në Australi.