Krijohet Shoqata e Biznesit të Vogël, kundër skemës së TVSH-së. –
Nga Florian Cuni. –
Tashmë është krijuar shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri me kryetar Albert Naston.
Nasto lajmëroi krijimin e aleancës përmes një konference për mediat duke falënderuar tregtarët që iu bashkuan shoqatës.
Qëllimi i kësaj aleance, thekson ai, është çuarja përpara e kundërshtimit të plotë të vendosjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-s, por edhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.
Shoqata tha se do të mbetet në pritje të një reagimi nga qeveria për një kohe të limituar dhe në mungesë të një reagimi pozitiv, paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.
Sipas tyre, modeli i aplikuar nga Ministria e Financave, që fut bizneset e vogla nën regjimin e TVSH nuk është konsultuar me grupet e interesit, nuk mbështetet nga FMN, Banka Botërore dhe BERZH dhe njëkohësisht nuk i ngjan asnjë modeli europian, përfundoi kreu i shoqatës.