“Krimi ka kapur shtetin”, Juristi Romeo Karaj: – Për ta luftuar ka dy rrugë, dënim me vdekje ose revolucion nga populli
15 Prill 2024
Juristi Romeo Karaj duke folur në emisionin “Bilardo” tha se duhet kthyer dënimi me vdekje për të luftuar krimin, ose populli duhet të reagojë përmes një revolucioni.
Sipas Karajt kur persona të caktuar e kthejnë krimin në biznes dhe ndikime e pushtet, ata nuk meritojnë të jetojnë.
Nga ana juridike pas krimit vjen më pas pushtimi i huaj. Krimi kur uzurpon edhe organet e drejtësisë dhe kalon nga pjesa simbiozë e shtetit, por kap edhe shtetin, dhe aty krimi është shumë i fuqishëm pasi në fund fare përdor frikën për jetën, pronën, edhe për denigrimin e një figure. Një person që ka marrë disa jetë dhe kthehet në biznesmen, tutor politikanësh, siç ka ndodh në Shqipëri, në një person për të cilin politikanët emocionohen kur e takojnë, dhe kërkojnë mbështetje te ai, duke kërkuar mbështetje këta kanë deleguar sovranitet.
Ky person që kërcënon me jetën, kanë vrarë shpresën më shumë se jetën e një personi fizikisht, kanë krijuar psikoza të rënda sociale, atëherë këta persona e përdorin këtë lloj pushteti dhe e kthejnë në biznes dhe vrasin jo më për arsye madhore, por thjesht për biznes dhe ndikime e pushtet, atëherë këta persona nuk meritojnë të jetojnë. Ne nuk mund të paguajmë 1 mijë euro për kriminelë të tillë, që ata janë në burg dhe organizata e tyre funksionon për mrekulli, lidhet me politikën, sistemin e drejtësisë. Ka dy rrugë, ose me mjete të tilla siç unë po them, ose me revolucion. Në momentin që krimi kam ligjshmërinë, popujt i lind detyra”.
Karaj theksoi se Shqipëria po jeton një moment krize morale, ku nëse nuk ka një organizim rreth të mirës, rrezikojmë zhbërjen totale.
Unë me kallëzimet e mia kam provokuar ligjin. Më kanë thënë ore nuk çahet, ky është mik u atij, etj. Kam thënë ore unë do t’i bie kësaj dere. Në kohë turbullirash të mëdha morale, thotë Imam Aliu, orientohu te e vërteta, pastaj gjyko si do ta bësh zgjidhjen. Nëse ne nuk përballemi dhëmbë për dhëmbë. Jemi realisht në momente krize morale, do bëhemi apo nuk do bëhemi.
Me çdo mjet të jetë e nevojshme ne duhet të bëhemi. Së kam problem me kaq sa po shkoj në këtë moshë, sot ta japë jetën time që të bëhet ky vend. Nëse shqiptarët do solidarizohen bashkë, pa i marrë leje asnjë politikani, por të organizohen rreth të mirës do ta shihni që do jenë rezultatet ndryshe. Po shkojmë drejt zhbërjes totale. Ka shumë popuj që janë zhbërë dhe arsyeja ka qenë zhbërja morale. Krimi është kthyer në një mendësi, që njerëzit ta shohin gati-gati si të vetmin mjet suksesi”.