‘Kriminel votash me kollare’/ Shpërthen Bejtja: – “Baton Haxhiu të shpallet ‘non grata: në ‘Shqipëri’.
‘Kriminel votash me kollare’/ Shpërthen Bejtja: – “Baton Haxhiu të shpallet ‘non grata: në ‘Shqipëri’.
27/06/2019
Gazetari Andi Bejtja u shpreh nga studio e Opinion se drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu duhet shpallur “non grata” në Shqipëri.
Debati në emisionin “Opinion” në TV Klan po zhvillohej në lidhje me historikun e vjedhjes së votave ndër vite në Shqipëri.
Për gazetarin Andi Bejtja s’mund të mbrohet vjedhja e votave në përgjimet e publikuara nga “Bild” apo kriminelët e përgjuar aty.
Në lidhje më këtë shqetësim të Bejtjes, Haxhiu iu përgjigj se kishte deklaruar se kriminelët që dëgjohen në përgjime, ai i konsideron kriminelë dhe që me ta duhet të merret drejtësia.
Megjithatë, sipas tij, si kriminelë të votave duhen trajtuar edhe ata me kollare.
© SYRI.net