“Kriminelët vrasës si çlirimtarë dhe përfaqësues të letrave dhe kulturës”- Ilir Demalia tregon lëvizjen e Ramës në 2004, pas pushkatimit të Anton Harapit nga komunistët

Nov 30 nentor 2020

Ilir Demalia në këtë 67-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë ka sjellë në vëmendje edhe një herë një akt të komunistëve.

Është fjala për pushkatimin e Anton Harapit, nga komunistët në 14 shkurt 1946. Urdhrin për pushkatimin e tij e dha sipas Demalisë, Prokurori Misto Treska, i cili më pas me ardhjen në pushtet të PS-së  u shpall “Qytetar nderi i Korçës” në vitin 2004.

Në vitin 2006, librarisë së lagjes numër 5 në qendër të Tiranës i vihet emri Misto Treska, me vendim të Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Edi Rama. Në vitin 2010, po Edi Rama, në nder të veprës së Misto Treskës, me vendim bashkiak i vendos emrin një rruge në qendër të Tiranës. Në 2018, ministri Ditmir Bushati e nderon me “Medalje mirënjohjeje””, shkruan Demalia.

Postimi i plotë:

Kriminelet vrasës si çlirimtarë dhe përfaqësues të letrave dhe kulturës

Festa e Çlirimit si vrasje dhe rrënim i elitës së mendimit, filozofisë dhe ngritjes së kombit në vlera, edukim me frymë oksidentale.

Arritën me sukses me e zhduk këtë mendim e kreni kombëtare, e po me sukses, ngritën monstrën “njeriu i ri” që asht sot duke u trashëguar nga klasa politike post 1990 në politikën demo(n)kratike si vrasje kombëtare perfundimtare në një degradim moral, etik,politik, edukues, të një monstre vrastare.

I vetmi shpëtim për të ngelur njeri, mbetet largimi nga atdheu, ose largimi i këtyre monstrave politiko-mediatike, mashtruesish gjoja shoqëri civile, që nuk kanë asgjë të përbashkët me civilen . Po ashtu edhe farsa kulturore, letraro-artistike si vazhdimsi e sundimit monstruoz të socrealizmit në nostalgjine dhe sot si trushpelarje kolektive.

Patër Anton Harapi, është nje nga kokat elitaire të asaj frymë oksidentale që komunistët “çlirimtarë” e pushkatuan sapo erdhën në fuqi.

Më 14 shkurt 1946 mbi veladonin e Patër Antonit me urdhër të prokurorit Misto Treska, u shprazën 23 plumba nga toga pushkatimit. Prokurori Misto Treska i dha plumbin e 24-t në kokë, për të konfirmuar vdekjen e tij me “Colpo di Grazia”. Prokurori Misto Treska është dekoruar nga Rilindja në vitin 2004 “Qytetar nderi i Korçës”. Në vitin 2006, librarisë së lagjes numër 5 në qendër të Tiranës i vihet emri Misto Treska, me vendim të Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Edi Rama. Në vitin 2010, po Edi Rama, në nder të veprës së Misto Treskës, me vendim bashkiak i vendos emrin një rruge në qendër të Tiranës. Në 2018, ministri Ditmir Bushati e nderon me “Medalje mirënjohjeje”.

Vrasësi kriminel mbahet ende si njeri i letrave dhe kulturës.

Patër Antoni, i humbur pa varr dhe i pavlersuar nga politika shtetërore mbetet përsëri qiri shprese me ato që ka lanë të bardhe mbi të zezë dhe simbol qëndrese.

Ja nje ese e tij në 30 vjetorin e Pavarsise

Nuk po lypet me qene i afte mjaft me u duke i tille.

Vallë, pse tash tridhetë e sa vjet të pamvarësisë, me të gjitha përpjekjet për kulturë, erdhëm e u vorfnuem shpirtnisht? Ky problem i madh, për mue, ka nji shkak të vetëm, nji spjegim të thjeshtë: rreziku i ynë pse vumë leskër kulture d.m.th. nuk morëm kulturën vetë, por morëm format e përftimet e kulturës dhe i përshtatëm; shndërruem vlerat objektive me vlerat relative; përparuem për dukë, ndërsa realisht në shpirt borëm shumë, mbetëm mbrapa; u dhamë randësi të parë mjeteve e harruem qëllimin; tue kërkue ta bajm jetë sa ma të lehtë, shvleftësuem jetën vetë. Lavrimi i mendjes, trajtimin e vullndesës, ndiesitë e nalta shpirtnore i qitëm e i lamë në vend të dytë e të tretë. Faktori shpirtnor nuk pati vendin e vet, vendin e parë. Ja, sot në Shqipni nuk të pyetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don të dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në Bankë. Nuk po lypet të jesh i dijshëm, as i aftë, mjaft të dijsh me u mbajtë dhe me u dukë i tillë.

Gazeta Panorama