Kriza e emigrantëve në Europë/ BBC: – Italia do të ndërtojë qendra për refugjatët në Shqipëri
6 Nentor 2023
Meloni tha se qendrat do të përhapen në pranverën e ardhshme dhe do të jenë në gjendje të presin deri në 36, 000 njerëz në vit.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Itali ku u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Në konferencën e përbashkët u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjes, ku edhe u njoftua se në Shëngjin do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët që zbresin në brigjet italiane për të hyrë në Europë.
Ky lajm ka marrë edhe vëmendjen e BBC-së, pasi i ka kushtuar një artikull vizitës së kryeministrit Rama në Itali dhe planeve për pritjen e emigrantëve, për të cilët u tha se do të rrinë përkohësisht në Shëngjin dhe se Italia do të paguajë shpenzimet e ngritjes së qendrës.
Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur dhjetëra mijëra emigrantë. Lajmi u konfirmua nga kryeministria Meloni e cila bëri të ditur planin nëë konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Meloni tha se qendrat do të përhapen në pranverën e ardhshme dhe do të jenë në gjendje të presin deri në 36, 000 njerëz në vit.
Plani do të zbatohet për emigrantët e shpëtuar në det nga anijet italiane.