Kriza në Bjellorusi, Tirana zyrtare e ka për obligim të ndërhyjë

17 GUSHT 2020,

NGA VETON SURROI

Shqipëria si kryesuese në detyrë e OSBE-së ka obligim që ta trajtojë krizën e tanishme politike në Bjellorusi. Heshtja disa ditore e vendit , përjashtuar një reagimi brengosje,dhe mungesa e iniciativave diplomatike nuk i bëjnë mirë namit të vendit.

Sikur në kriza të ngjashme përgjatë tridhjetë viteve të kaluara, kryesuesi i radhës i OSBE-së , së bashku me kryesuesin paraprak (Sllovakinë) dhe atë të radhës (Suedinë) përbën Treshen që përpiqet të ndërmjetësojë një zgjidhje paqësore.

Në rrethana normale, ministri i Jashtëm do të duhej që kaherë, nga fillimi i javës së kaluar të ishte në Minsk me kolegët e vet evropianë apo në kryeqytetet e vendeve që mund të ndihmojnë, përfshirë edhe Moskën. Në rrethanat në të cilat gjendet Shqipëria,barra që ta udhëheqë këtë mision i bie kryeministrit.

Shqipëria e ka për obligim që të ndihmojë me aq sa mundet në tranzicionin e nevojshëm në Bjellorusi, jo vetëm për shkak të kryesimit të OSBE-së, por edhe për shkak se edhe vetë ka përjetuar jo fort moti ngërçin e tranzicionit drejt demokracisë.

*Postim i marrë në Facebook

Nga Gazeta Sot