Kriza prek dhe hajdutët, “skifterët” grabisin kokën e mumies 800-vjeçare.-
Nga: Gazeta Shqip
Kohët e fundit në Irlandë hajdutët nuk po kursejnë as mumiet. Policia irlandeze ka raportuar së fundmi se është vandalizuar një dhomë e nëndheshme në një kishë në Dublin ku është vjedhur koka e një mumie 800-vjeçare.
Incidenti u regjistrua në kishën “Saint Michan” dhe u kuptua kur një ciceron ishte duke përgatitur që të hapte kishën për vizitorët.
Kisha njoftoi se ishin dëmtuar disa mumie. Kjo është hera e dytë që dhoma e nëndheshme vandalizohet, pasi ajo është sulmuar nga “skifterët” edhe në vitin 1996.