Kruja pushtohet nga turistët, më e preferuara Kalaja e Skënderbeut. –

Një qytet rreth 20 km larg kryeqytetit shqiptar. Pothuajse në çdo lagje të Krujës gjen nga një krua, është kjo arsyeja pse ky qytet mban këtë emër.

Austriakët Sebastian dhe Marlen po shëtisin gjithë Ballkanin me rulot, dhe thonë se kishin planifikuar të qëndronin disa ditë në Shqipëri, por kanë më shumë se dy javë këtu, pasi po ju pëlqen shumë.

Marlene Biber- Turiste: Kruja është një vend plot histori dhe ne ishim kurioz për kalanë. Ishte shumë bukur. Ne vërtet na pëlqeu vendi këtu.
Sebastian Biber- Turist: Dje dikush na ftoi për një birrë të mirë shqiptare, dhe po ky djalë sot na ka ftuar në një dasmë shqiptare. Është nder për ne kur dikush të fton në një dasmë në vendin e tij dhe jemi vërtet kurioz të shohim se si do të jetë ajo, për traditën këtu, kërcimin… hmm as se kemi idenë

Numri i turistëve është rritur ndjeshëm, rreth 20% më shumë se një vit më parë dhe turistë polakë, gjermanë, japonezë e nga vende të tjera të botës gjen në çdo cep të Krujës.

Andreas Burkett- Turist:Është vend i këndshëm. Mbërritëm dje dhe vizituam kështjellën fillimisht. Mendoj se është një vend i rëndësishëm ky për Shqipërinë. Udhëtuam përreth saj dhe doli fjala e shokëve, më kishin thënë në fakt që Shqipëria duhet vizituar.

Wladydlaw Janiszewski-Turist: Një vend shumë i bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë me ne.

Yun-Yu-Turiste: Oh, është një vend plot ngjyra, interesant për mua, sepse është vizita ime e parë këtu në Shqipëri. Mendoj se është një zbulim i mirë.

Edhe 75-vjeçari krutan Dilaver Rama, në kontakt me turistët teksa përpiqet t’u shesë qilimat tradicionalë apo qeleshet e Krujës vëren interesin e tyre.
Kruja, vendlindja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut është vendi më rezistent në kohën e pushtimit osman.

Ushtria osmane u mund 3 herë nga ushtria e Skënderbeut, vetëm në shtetrrethimin e katërt Kështjella e Krujës ra në dorë të saj…. Hajdar Kamberi, i ka rënë çiftelisë që në moshën 14 vjeçare, ndërsa sot 64 vjeç, u dhuron turistëve disa tinguj krutanë në një qoshe të kalasë.

gazeta-Shqip.com