Krujë/ Zhduken afresket 1200-vjeçare në Kishën e Dervenit. – Ministria e Kulturës e la në harresë! – Eksperti: Përmbytet nga uji, të shpëtohet ky monument
26 Nentor 2023
Mbuluar nga ferrat, pak kush e di se këto rrënoja në fshatin Derven të Krujës i përkasin Kishës së Shën Gjon Pagëzorit, që daton në shekujt XIII-XIV.
Muret u zbuluan në vitin 2006, kur po hidheshin themelet e kishës së re të Dervenit. Asokohe arkeologët gërmuan dy metra thellësi dhe nxorën në dritë afresket e mrekullueshme, të cilat ishin ruajtur në gjendje shumë të mirë për shekuj te tere nen toke. Afresket e zbuluara 17 vite më parë sot nuk ekzistojnë më, pasi shteti nuk tregoi asnjë kujdes.
Në vitin 2006 gërmimet arkeologjike ishin ndërprenë për mungesë fondesh dhe muralet nuk u konservuan. Sot ato janë zhdukur dhe bashkë me to një pjesë e historisë së kësaj zone. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në varësi të Ministrisë së Kuturës e la në degradim kishën 1200-vjeçare.
Gazeta Shqiptarja.Com