Kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa “kyç gojën” për mediat, pas “vizites” ne Spak
15 Janar 2025
Nga Edison Vatnikaj.
Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa ka dalë pas rreth tre orësh nga SPAK.
Pas daljes nga Prokuroria e Posacme, Sefa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Kujtojmë se Kryetarja e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa është paditur në SPAK nga një shkollë private në mars të vitit të kaluar, me pretendimin se po tentohej t’i rrëmbehej tokë kësaj shkolle.
Devis Leshi, Aksioner i shkollës private në Lushnje, në atë kohë tregoi se nëpërmjet rikonstruksionit të rrugës “Vatha Korreshi”, po tentohet të futet në oborrin e shkollës ku ai është pronar.