![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/03/Rakip-Suli.jpg?fit=850%2C487&ssl=1)
Kryebashkiaku i PS bëhet viral në rrjetet sociale më premtimin e tij: – Do ndërtohet kënd lojërash për moshat e treta
31 Mars 2023
Një premtim i bërë nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është bërë viral në rrjetet sociale.
Suli u ka premtuar të moshuarve të Kamzës se mund të luajnë në këndin e lojërave që do të ndërtohet në zonë.
Deklarata e tij është bërë në një intervistë që Suli ka dhënë për FaxNews dhe shpjegon planet e tij për mandatin e radhës si kryebashkiak, pasi ai rikandidon sërish në 14 maj.
“Jemi në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do të ketë me kënd lojërash, me lulishte, flas për të gjitha moshat. Dhe për moshën e tretë që mund të lozin dhe mosha e tretë”,- thotë Suli ndër të tjera në video.