
Kryebashkiaku i PS-së jep dorëheqjen nga posti! – Agron Malaj është thirrur më 4 tetor 2024 për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
11 Mars 2025
Kryebashkiaku i PS-së, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kreu i Bashkisë së Matit.
Emri i Agron Malajt eshte lakuar ne mbledhjen e fundit të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik, dhe eshte nje nder kandidatet potencial qe mund te përfshihet në listën e PS-së për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.
Veç Agron Malajt edhe 3 kryebashkiake te tjeret e PS, kane shprehur deshiren per te garuar ne zgjedhjet e 11 majit. Emrat e laguar jane Ervin Dema i Beratit, Juliana Memaj e Dimalit, dhe Termet Peçi, kreu i Bashkise se Tepelenes.
Ndërsa ditën e nesërme, 12 Mars, do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Bashkisë se Matit në orën 10:00 për të miratuar kërkesën e tij.
Zv.kryetari i Bashkisë do të caktohet për kryerjen e detyrave te kryetarit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja.
“Ju njoftoj se diten e Merkure, me date 12.03.2025 ora 10.00, ne sallen e mbledhjeve te Keshillit te Bashkise zhvillohet mbledhja e jashtezakonshme e Keshillit te Bashkise me paraqitjen e kerkeses per doreheqje nga Kryetari i Bashkise Mat me shkrese Nr.942 Prot, date 11.03.2025, e thirrur nga Kryetari i Keshillit ne baze te Ligjit 139/2015 si dhe rregullores se keshillit neni 54 me kete rend dite:
- Miratim i doreheqjes se Kryetarit te Bashkise.
- Zgjedhje e zevendeskryetarit te Bashkise Mat per kryerjen e detyrave te kryetarit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja.
Nderkaq, Agron Malaj disa muaj me pare ka eshte marre nga pyetje nga SPAk.
Me konkretisht Malaj është thirrur më 4 tetor 2024 për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Në pamjet e siguruara nga Panorama.al. Agron Malaj eshte pare teksa largohej me vrap nga godina e Prokurorisë së Posaçme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Agron Malaj para se te merrej me politikë ka qene pjese e Gardes se Republikes, po ashtu eshte i njohur se ka qene në “Grupin e Zjarrit” ne ngjarjet e 21 janarit 2011 ku u vrane 4 protestues gjate tubimit te Partise Socialiste asokohe ne opozite.
Pas kesaj ngjarje, Agron Malaj eshte perfshire aktivisht ne politike me Partine Socialiste, ku fitoi mandatin e kryebashkiakut te Matit.